Dy interpretime për një vendim

15/11/2011 21:20

Gjykata e shkallës së parë në Fier ka vendosur që të pezullojë zbatimin e aktit administrativ të prefektit të Fierit, që lajmëronte mbledhjen e Këshillit të Qarkut.

Vendimi është dhënë me kërkesë të kryetarit të zgjedhur të qarkut. Ky i fundit ka kundërshtuar nismën e prefektit që në thelb kërkon bërjen e zgjedhjeve për të votuar një kryetar qarku nga koalicioni i djathtë.

“Këtë pretendim tonë e gjeti me vend edhe gjykata që morri vendimin e mësipërm të pezullimit deri në përfundim të procesit gjyqësor. Me këtë vendim të gjykatës dështoi me turp, ashtu siç e meritonte, përpjekja e prefektit dhe segmenteve të caktuara të kësaj mazhorance, të cilët megjithë forcën e pushtetit, ishin lëshuar si bisha mbi këshilltarët e majtë dhe të djathtë, për t’i detyruar të votonin në mënyrë të kundraligjshme ndryshimin e antarëve të qarkut”, deklaroi Vangjel Ndreka, kryetar i Këshillit të Qarkut të Fierit.

Por, prefekti bën një interpretim të vendimit duke thënë se do e respektojë atë. Sipas tij, gjykata ka vendosur pezullimin e zbatimit të aktit dhe kjo sipas prefektit është vendim për të mos njoftuar më asnjë anetar të Këshillit të Qarkut, ndersa janë njoftuar 94 dhe mbetet vetem një pa njoftuar.

“Vendimi pezullon dhe nuk anullon, aktin administrative të prefektit. Pezullon dhe ne e kemi pezulluar nga ky moment. Aktualisht kemi një këshilltar të palajmëruar dhe atë nuk do ta lajmërojmë më”, shprehet Bujar Hasa, prefekti i Fierit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA