“Mister” tenderi i Pollos

15/11/2011 19:40

Tenderi  për dhënien me koncesion  për të ndertuar dhe menaxhuar rrjetin e internetit me bazë të gjerë në Shqipëri është zhvilluar në terr informativ.

Në 15 nëntor, Ministria e Inovacionit, Teknologjisë dhe Komunikimit, e drejtuar nga Ministri Genc Pollo duhet të shpallte publikisht çeljen zyrtare të garës.

Por, megjithëse tenderi u zhvillua, Ministria  u mundua të mbyllë çdo burim informancioni duke deklaruar se nuk ka asnjë koment për të bërë.

Megjithatë, “Top Channel”  ka mësuar nga burime konfidenciale se në tenderin me dyer të mbyllura për koncesionin e fibrave të interentit ka marre pjesë vetëm një kompani, e cila sipas rregullave të tenderit do të jetë me shume gjasë fituesja.

Ajo është kompania shqiptare” GENER 2”, e cila së bashku me një kompani tjeter izraelite kanë krijuar një konsorcium, i cili duket se do të fitojë eksluzivitetin e ndërtimit dhe shfrytëzimit të rrjetit të internetit me bandë të gjerë.

Tenderi per dhenien me koncesion te rrjetit kombetar te interentit me shpejtesi te larte eshte shtyre disa here dhe eshte shoqeruar me shume polemika.

Perpara zhvillimit te ketij tenderi te hapur nderkombetar, Ministria e Trasportit, ne krye te se ciles eshte zoti Sokol Olldashi, i ka dhene te drejten e ndertimin dhe shfytezimit te rrjetit nje kompanie tjeter shqiptare, “Albanian Telekomunikacion Unit”.

Gazeta “Panorama” dhe  “Gazeta Shqiptare”  akuzuan per shkelje te ligjit zotin Olldashi. Por, pak dite me pare, Ministria e Ekonomise, e cilesoi vendimin e  Ministrit Olldashi të rregullt, duke bere praktikisht te pavlefshem tenderin nderkombetar per te njejtin objekt te zhvilluar nga Ministria e zotit Pollo.

Per shkak te ketyre veprimeve paralale, pratikisht duhet te kishim dy kompani qe do te kryenin te njetat punime ekskluzivisht, nje te licencuar nga zoti Olldashi dhe tjetra fituese, e tenderit te Ministrise se zotit Pollo.

Kjo eshte nje situate paradoksale, e cila ndoshta mund te kete zgjidhje vetem nese fituese e te dy licensave per te njejtin objekt eshte e njetja kompani qe mori eskluzivitetin e Ministrise se Transpsortit dhe qe del fituese potenciale e tenderit te zotit Pollo.

Ne qofte keshtu, ky do te ishte nje tender me nje vendim te parapargatitur per afera te dyshimta ose te rrezikshme klienteliste te qeverise duke favorizuar kompani qe qendrojne prane saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA