Zoe Saldana ndahet nga partneri

14/11/2011 13:50

Aktorja Zoe Saldana dhe partneri i saj, Keith Britton, kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies së tyre pas 11 vitesh lidhjeje.

Përfaqësuesit e tyre kanë thënë se të dy do të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie të mirë sepse kanë biznese ku janë të përfshirë së bashku.

Vetëm pak kohë më parë protagonistja e ‘Avatar’ ishte shprehur se dashuria e saj për Britton ishte shumë e madhe dhe se e pëlqente “shpirtin e tij të pavarur”.

Mesa duket, Keith Britton ka dashur të shtojë dozat e pavarësisë dhe po shijon tashmë jetën si beqar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA