Një takim disa me simpatizantët e partisë së tij në Drenas, Kryeministri i Kosovës Hashim Thaci ka aktualizuar temën e zgjedhjeve presidenciale në Kosovë.

Duke folur për këtë cështje numri një i qeverisë, ka shfaqur preferencën e tij që zgjedhjet presidenciale të mbahen në vitin 2013 bashkë me zgjedhjet parlamentare.

Kjo do të ishte shkelje e marrëveshjes së arritur në prill të këtij viti ndërmjet LDK-së dhe AKR-së me rastin e nominimit të Atifete Jahjagës për presidente të Kosovës.

Kjo marrëveshje parashikon mbajtjen e zgjedhjeve te presidenciale jo më vonë se gjashtë muaj nga data në të cilën ndryshimet e nevojshme kushtetutese të hyjnë në fuqi.

Qëndrimi i kryeministrit Thaci në Drenas u mbrojt nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së Adem Grabovci. Nga ana tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës pret zbatimin e marrëveshjes që con Kosovën në zgjedhje presidenciale në vitin 2012.

Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm në partinë e Thacit, preferon që marrëveshjet e arritura të respektohen. Ajo cfarë pritet se do të ngjallë debat në Prishtinë janë kompetencat e presidentit të zgjedhur nga vota e popullit.

Top Channel