Vetëm 4 muaj pas divorcit me bashkëshortin e saj Marc Anthony, mediat raportojnë me siguri për një lidhje të saj me balerinin Casper Smart. Ai është i dashuri i ri i Jennifer Lopez, e cila vetëm pak ditë më parë u shpall ‘Femra e vitit 2011’.
Mediat kanë mundur të sigurojnë imazhe të aktores dhe balerinit në Los Angeles.
Smart nuk është i panjohur në botën e muzikës, pasi ai është një ndër koreogafët dhe balerinët protagonistë në disa prej videove të këngëtareve më në zë, madje ai ka qenë protagonist edhe në pak filma, ku ka pasur role të vogla, si në “Honey 2” apo “Step up 3D”.
Ndërsa punë e tij e përhershme, janë performancat në “Club Boulevard” në Los Angeles dhe është një ndër meshkujt më të pëlqeyer nga femrat që e frekuentojnë këtë vend.
Tani ka tërhequr edhe vëmendjen e Lopez! Sipas “US Weekly”, ata janë parë të shoqërohen si një cift. Por nga ana tjetër, një burim shumë pranë ciftit ka deklaruar se për momentin nuk bëhet fjalë për ndonjë histori serioze mes tyre, edhe pse janë parë të shoqëruar jo rrallë në Nju Jork dhe Los Angeles.
Jennifer Lopez, fill pas divorcit me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony është përfolur se kishte një raport intim me aktorin e telenovelave spanjolle, William Levy, protagonist në videoklipin e saj të fundit.
Më pas në media nisën të botoheshin fotografitë e saj me një tjetër aktor, Bradley Cooper ku flitej me siguri për një raport të tyre. E tani, radhën e ka balerimi Smart i cili raportohet të jetë i dashuri i radhës i këngëtares dhe aktores Jennifer Lopez, e cila ka deklaruar se për jetën private nuk ka asgjë për të thënë.
Top Channel