Policia greke mundi të shkatërrojë një bandë shqiptaro- rumune të trafikut të lëndëve narkotike.

Tre persona u arrestuan në flagrance, gjatë momentit që po transportonin rreth 120 kilogramë lëndë narkotike,të llojit kanabis sattiva. Aksioni u zhvillua në qendër të Athines, gjatë orëve të mbrëmjes të së dielës.

Top Channel arriti të filmojë pamjet ekskluzive te arrestimit te dy prej anetareve te organizates dhe momentet e tensionuara qe cuan ne dorezimin e armeve prej dy anetareve te kesaj organizate, nje shtetasi rumun dhe nje shqiptar.

Nje tjeter anetar i organizates u ndalua ne nje rrugice te lagjes ‘Metaksurgjio’, ku tentoi t’iu fshihej agjenteve te policise qe e ndiqnin. Dhjetera police nen kercenimin e armeve i bejne thirje dy banditeve te armatosur te hedhin armet dhe te dorezohen. Pasuan momente tensioni dhe ne vazhdim agjentet e anti-droges arrijnë të arrestojnë dy trafikantet.

Droga vinte nga Shqiperia dhe pritej te trafikohej piacen e narkotikeve te Athines.Kohet e fundit policia greke ka ndermarre nje sere aksionesh te suksesshme qe kane cuar ne shkaterrimin e disa organizatave te trafikut te lendeve narkotike ne kryeqytetin helen.

Top Channel