Gaga-Adele, luftë në “Twitter”

14/11/2011 18:20

Një çmim, dy kandidatura, shumë konkurrencë. Lady Gaga dhe Adele janë në garë për vendin më të lakmuar të industrise së muzikes, atë të artistit me nivelin më të lartë të shitjeve në botë.

Për momentin, duket se londinezja e ka lënë prapa këngëtaren amerikane të pop-it. Kaq ka mjaftuar që fansat e “Lady Gaga”-s, të njohur ndryshe si “përbindëshat e vegjël”, të hidhen në sulm.

Subjekti i tyre i preferuar: pesha e Adeles. Rrjeti social “Tëiter” është mbushur me shaka mizore. Njëra nga populloret është kjo: “U konfirmua që gaga nuk do ta veshë kostumin e saj me copa mishi sepse ka frikë mos ia kullufit Adele”.

Video qesendisëse shoqerojnë mesazhet, me në qendër një këngetare të rreme që hiqet si britanikja e përsërit: Jam viktimë e fatit tim, me këtë peshë kam lindur.

Spiralja e talljeve u shtua akoma më shumë pas lajmit se Adele ka anulluar koncertet e fundit për shkak të një operacioni në laring. Adhuruesit e “Lady Gaga”-s thonë se anullimet në fakt kishin të bënin me mosshitjen e biletave, sepse do t’u mbeteshin sallat bosh.

Megjithatë, bashkëpunetoret e “Lady Gagës” thonë se ajo nuk pajtohet me fushatën e talljeve dhe se këtë situatë mund ta kenë krijuar vetëm një grusht fansash, jo të gjithë.

Në Britani, veprime të tilla po përkthehen si frikë e pastër nga rritja e fuqise së këngëtares britanike, albumi 21-të i së cilës vazhdon të mbetet në listën e pesë më të mirevë në SHBA edhe pas 37 javësh. Deri tani, në mbarë botën janë shitur më shumë se 10 milionë kopie të albumit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA