“Gafa” e Kate Middleton
14/11/2011 19:10
Buzëqeshja e Kate Middleton bëri për vete Princin Uilliam dhe mbarë britanikët, por përdorimi i saj gjatë një ceremonie në nderim të të rënëve, bëri që ndaj Dukeshës së Kembrixhit të vërshojnë një lumë kritikash nga media e publiku britanik.
Tabloidi britanik “Daily Mail shkon më tej duke e cilësuar “gafë” buzëqeshjen e Kate dhe mungesë respekti ndaj të rënëve.
Kate, sipas mediave britanike, është fotografuar duke shkëmbyer batuta e buzëqeshje me Konteshën e Ueseksit, bashkëshortja e Eduardit që pasardhësi i fundit i mbretëreshës Elisabetë.
Në ceremoni merrte pjesë edhe Kamila, bashkëshortja e princit Carls, që në foto paraqitet “denjësisht” për rastin në fjalë.
Top Channel