Brad Pitt ka njoftuar se do të lërë karrierën e tij kinematografike pas tre vitesh, kur të mbushë 50 vjeç.
47-vjeçari gjithashtu la të kuptohej për ‘The Sun’ se mund të fillonte një karrierë si producent.
Brad Pitt, partneri i Angelina Jolie, gjithashtu nuk bëri të ditur nëse do të shtonte sërish familjen e tij që përbëhet nga 6 fëmijë (3 prej të cilëve të adoptuar).
Klani “Brangelina” ndodhet aktualisht në Vietnam, vendin nga ku kanë adoptuar djalin Pax.
Sipas mediave vietnameze, çifti i famshëm hollivudian ka vendosur të relaksohet në arkipelagun Con Dao, në jug të Vietnamit.
Jolie do të qëndrojë me fëmijët disa ditë më shumë se Brad Pitt, sepse aktori duhet të vazhdojë punën për promovimin e filmit ‘Moneyball’ në Korenë e Jugut.
Parku kombëtar Con Dao i Vietnamit, që në kohën e epokës koloniale franceze shërbente si burg, përbëhet nga 16 ishuj të vegjël dhe është një zonë e mbrojtur për shkak se aty gjenden shumë specie të rralla breshkash.
Top Channel