Sekreti i saj për të “ndalur kohën”? Catherine Zeta-Jones zbulon rutinën që ndjek çdo ditë Gjatë Panairit të librit gazetari dhe analisti, Sokol Balla ka zhvilluar një diskutim me studentë të gazetarisë së Universitetit të Tiranës dhe atij Europian të Tiranës mbi librin e tij më të fundit “Fjala e lirë, sfidë europiane”, së bashku me botuesin Henri Cili.
Një botim gazetaresk, sic e ka quajtur vetë autori. Diskutimi është zhvilluar në baze të pyetjeve të studentëve.
Sipas kritikëve, libri i Ballës nxjerr në pah nevojën e konsiderimit të lirisë së shtypit në Shqipëri, përtej problemeve klasike që ka patur dhe ende ka media vendase.
“Fjala e lirë, sfidë europiane” përmban edhe kritika nga raportet ndërkombëtare për lirinë e shprehjes në Shqiperi. Libri prek mes te tjerash edhe cështje, probleme e skandale që kanë ndodhur në vend, të cilat janë trajtuar mediatikisht.
Pas diskutimit, Z. Balla, autor i disa librave, ndaloi në stendën e “Mapo Editions” për të dhënë autografe për librin e tij të parafundit “33’.
Top Channel