Vepra e Samuel Becket, “Oh Ato Ditë të Lumtura” vjen në Tiranë me regji të Redjan Mullajt.
Drama vihet në skenë në kuadër të javës së festivalit të teatrove për
të rinj dhe është një nga pjesët më të njohura teatrale të autorit të
njohur irlandez.
Samuel Becket njihet si një nga shkrimtarët me ndikim të madh të shekullit të 20-të. Fitues i cmimit Nobel në Letërsi në vitin 1969.
Pas një xhiroje 50-vjecare nëpër teatrot e gjithë botës, shfaqja vjen për herë të parë në një skenë shqiptare.
Aktorët e rinj Manjola Merlika dhe Ledian Gjeci janë edhe protagonistët e kësaj pjesë teatrale.
“Ajo që e karakterizon këtë vepër është se konflikti i tyre nuk është i turpshëm, por është ndërmjet kohës, mes njeriut, vetmisë, orës që shkon, pronarit më të madh të të gjithë neve, dhe e tillë mbetet deri në fund. Do të na kujtojë se sa më shumë ditë të lumtura kemi, atëherë do themi se sa gjatë kemi jetuar”, deklaron regjisori Mullaj.
Top Channel