Megjithëse gjithë klasa politike serbe ka si objektiv kryesor anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian, vetë serbët shprehen kundër këtij objektivi.

Të paktën ky është rezultati i një sondazhi të kryer së fundmi në Serbi. Në sondazh kanë marrë pjesë 1200 persona, nga të cilët 47.4 janë shprehur në favor të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, ndërsa 37.5 përqind janë shprehur kundër këtij procesi. Një sondazh është kryer edhe në lidhje me linjën e Beogradit përsa i përket mbështetjes për serbët në veri të Kosovës.

75.5 përqind e të pyeturve janë përgjigju pozitivisht mbështetjes ndaj serbëve në veri të Mitrovicës, ndërsa 9.2 përqind u shprehën në favor të heqjes së mbështetjes për serbët, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Top Channel