Presidenti Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Kryetarët ilegalë të katër komunave veriore të Kosovës, pas një takimi të mbajtur kanë kërkuar të marrin pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë që do t’i kushtohet Kosovës.
Ata i janë drejtuar të ashtuquajturit ministër për Kosovën, Goran Bogdanovic, me lutjen që të ndihmojë ekzistencën e popullit serb në Kosovë.
Madje, ata kanë bërë të ditur se një kërkesë të tillë do t’ia drejtojnë edhe kryeministrit rus Vladimir Putin.
Ata kanë kundërshtuar sërish praninë e doganierëve dhe të policëve shqiptarë në pikat doganore.
Kryekomunarët ilegalë kanë premtuar rezistencë paqësore, por nga ana tjetër kanë kërcënuar se kurrë nuk do të lejojnë ngritjen e kufijve në Jarinje e Bërnjak.
Qeveria e Serbisë është duke përgatitur një dokument që do t’ia sugjerojë Kuvendit lidhur me veprimet për Kosovën dhe qetësimin e situatës në veri.
Por, dokumenti ende nuk i është dorëzuar Këshillit parlamentar për Kosovën, që ka mbetur i bllokuar dhe është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të raporteve të ndryshme dhe fshehjes së tyre.
Pas kësaj do të duhet të caktohet një seancë e Kuvendit të Serbisë për Kosovën, pasi Parlamenti vazhdon të bojkotohet nga partitë opozitare, përvec Partisë Radikale, për shkak të pamundësisë për të diskutuar për temën e Kosovës pas akuzave se janë falsifikuar raportet për veriun.
Serbia ka miratuar disa rezoluta dhe akte që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe disa herë janë miratuar e hartuar plane të veprimit në kohë krizash, por që më pas nuk janë treguar se kanë pasur ndonjë veprim të veçantë.
Top Channel