LDK vendos sot për aleancën me Vjosa Osmanin, Abdixhiku e propozon si kandidate për presidente
Kryeministri i ri i qeverisë teknike greke, Lukas Papadhimos, u shpreh në deklaratën e tij të parë për mediat se do të kërkojë “unitetin e kabinetit për të mbajtur vendin në monedhën e përbashkët”.
Duke folur mëngjesin e së premtes për mediat, Papadhimos u tregua i vetëdijshëm se “zgjedhjet që do të bëjë qeveria e koalicionit do të jenë vendimtare për të ardhmen e popullit grek”.
E mbytur në borxhe, Greqia duhet të aprovojë shpejt paketën e masave shtrënguese të Bashkimit Europian, në mënyrë që të sigurojë një hua të re madhore.
Papadhimos, ish-guvernatori i Bankës së Greqisë dhe arkitekt i kalimit të vendit nga dhrahmia në euro, foli për mediat përpara betimit të qeverisë së tij, e parashikuar të ndodhë në mesditën e së premtes.
”Rruga nuk është aspak e lehtë, por unë jam i bindur që problemet do të zgjidhen më shpejt dhe me një faturë më të vogël për të paguar nga të gjithë, nëse do të jemi të bashkuar dhe do të ekzistojë një consensus politik”, shtoi Papadhimos.
Detyra e parë e Kryeministrit të ri është të ratifikojë huanë e radhës prej 130 miliardë eurosh, së bashku me masat shtrënguese, që u vendosën si parakusht i Bashkimit Europian për t’i ardhur në ndihmë Athinës.
Plani i kursimeve, i cili do të sjellë ulje të pensioneve dhe pagave në sektorin publik, së bashku me shkurtime dhe koncensione në masë të pasurië publike, ka rezultuar jashtëzakonisht jopopullor në Greqi.
Megjithatë, presioni ndërkombëtar mbi Athinën zyrtare është jashtëzakonisht i madh, ndërsa ish-Kryeministri Papandreu u detyrua të jepte dorëheqjen pikërisht si rezultat i përpjekjeve të tij për të mbajtur një referendum, i cili vendoste në pikëpyetje të gjithë planet e Bashkimit Europian.
Top Channel