Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut e ka ndëshkuar Greqinë për shkelje në trajtimin e të burgosurve.

Vendimi i ketij organizimi referohet trajtimit në burgun e Janinës për periudhen e viteve 2008-2009 ku vuajnë dënimin edhe mjaft të burgosur shqiptarë. Gjendja e burgjeve greke është e mbi populluar dhe herë pas here ka ngjallur kritikat e organizatave ndërkombëtare. duke cituar burime mediatike greke, Zeri i Amerikes thote se gjykata gjeti shkeje ne trajtimin e të burgosurve në institucionet greke të paraburgimit.

Ne vemendjen e saj kane qene rastet e 47 te burgosurve, nder te cilet 8 te huaj. Vendimi, sipas mediave greke, nxjerr në pah problemet kronike që karakterizojnë burgjet e vendit helen. Ai ka te beje me se shumti me kushtet jashte standardeve ndërkombëtare duke pohuar se në një burg të projektuar për 80 persona vuanin dënimin 220 të burgosur me mungesa të theksuara të trajtimit.

Gjithnje sipas shtypit grek, terheqja e veshit nga ky vendim i Gjykates Europiane mund te luaje një rol të rëndësishëm në përmirësimin e situatës që mbizotëron në burgjet greke, e përkeqësuar sidomos viteve të fundit me thellimin e krizës ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Greqinë.

Në fillim të këtij viti edhe Komisioni Europian i Këshillit të Europës për Parandalimin e Torturave leshoi kritika te ashpra ndaj Athines per kushtet e mbajtjes se emigrantëve të paligjshëm dhe të të burgosurve.

Top Channel