Jessie J: Do të rruaj kokën
09/11/2011 13:20
Jessie J, përveç famës që ka fituar me këngë si ‘Price Tag’, njihet edhe për veshjet ekstravagante, shumëngjyrëshe dhe shumë të çuditshme.
Kohët e fundit, këngëtarja britanike po mendon të rruajë kokën, por kësaj radhe jo për modë, por për të nxjerrë në ankand flokët e saj dhe fitimi të shkojë për qëllime bamirësie.
“Mund të mbaj parruke dhe askush nuk do ta vërejë ndryshimin. Nëse mund të shpëtohen jetë me këtë gjë, atëherë do të jem shumë e lumtur”, shprehet Jessie J, e cila shpesh ka thënë se ndihet si një shembull për të tjerët.
Nëse e ka fjalën për iniciativa të tilla bamirëise, gjithçka është në rregull. Nëse e ka fjalën për mënyrën se si vishet, më mirë do ishte mos të ndiqej shembulli i saj.
Top Channel