Pas katër ditë negociatash midis dy partive rivale për pushtet,
konservatorët dhe socialistët duket se kanë nënshkruar marrëveshjen e
përbashkët për përbërjen e koalicionit të ri qeveritar.

Rreth ores 17:00 pritet qe kryeministri Papandreu, i cili ka rënë dakord të japë dorëheqjen, të takohet me presidentin Papulias per ta informuar per zhvillimet.Me pas cdo gje do te ndjeke rrugen qe percakton kushtetuta ne rastet e doreheqjes se nje kabineti dhe krijimin e nje qeverie te perkohshme, e cila do te kete mbeshtetjen e dy partive me te medha te vendit dhe si rrjedhim edhe votebesimin e shumices ne parlament.

Ajo qe ka befasuar pothuajse te gjithe opinionin publik eshte fakti se sipas raporteve te pakonfirmuara, emri i shume perfolur i Lukas Papadhimos, ish-zevendespresidentit te Bankes Qendrore Europiane, nuk figuron si i sigurte per kreun e qeverise se re, ndersa lakohet shume me teper prej mengjesit, emri i z.Vasilis Skouris, kryetari aktual i Gjykates Europiane te Komuniteteve.

Kandidati i ri eshte propozuar dhe mbeshtetur nga vete ministri i Financave, Evangjelos Venizelos,i cili pritet te mbaje perseri postin e tij drejtues ne qeverine e re.

Politikanet greke kane qene ne nje presion te madh dhe te vazhdueshem nga opinionin publik ne Greqi, por edhe nga partneret europiane per t’i dhene fund pasigurise politike ne vend, ndersa eshte kerkuar nga samiti i Eurogrupit, ne formen e garancise me shkrim,angazhimi i tyre se qeveria e re do te zbatoje reformat dhe do te nenshkruaje marreveshjen e samitit te 26 tetorit per Greqine.

Marreveshja midis dy partive rivale permban edhe kushtin se qeveria e re do te udheheqe vendin vetem per disa muaj, deri ne zgjedhjet e parakohshme parlmentare, te cilat thuhet se do te zhvillohen ne muajin shkurt.

Top Channel