Pako bombë drejtorit të “Deutsche Bank”

08/11/2011 15:15

Një pakë bombë, dërguar shefit ekzekutiv të një banke gjermane, u çaktivizua ditën e enjte prej policisë, konfirmuan burimet zyrtare.

Materiali shpërthyes iu dërgua Josef Ackermann, drejtuesit më të lartë të “Deutsche Bank”, nëpërmjet postës. Megjithatë, ai nuk e hapi pakon e dyshimtë dhe kërkoi ekspertizën e autoriteve, pasi rezet X të bankës konfirmuan se brenda ndodhej një pajisje e dyshimtë.

”Policia lokale, duke punuar me specialistët, arriti të çaktivizonte pajisje shpërthyese. Kanë nisur hetimet, por në këtë moment, nuk mund të identifikojmë dërguesin apo të komunikojmë emrat e të dyshuarve”, deklaroi policia e Heses, në një komunikatë.

Si rrjedhojë, autoritetet amerikane informuan se kanë rritur sigurinë përreth “Deutsche Bank” në Nju Jork dhe disa pika të tjera të rëndësishme, deri në momentin që do të konfirmohet se sulmi ishte një ngjarje e izoluar.

Emri i dërguesit mbi pako ishte i rremë, që ishte Banka Qëndrore Europiane, me qendër në Frankfurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA