Lideri i Lëvizjes Socialiste Panhelenike është pinjoll i një dinastie të vjetër socialistësh grekë.

Gjyshi i tij Jorgo dhe i ati Andrea kane qene jo vetem kryeministra të Greqise, por i kane dhënë formë historisë bashkëkohore të vendit fqinj, duke e bere mbiemrin Papandreu, një nga më të famshmit atje.

Por ujrat e turbullta, ne te cilat po lundron tani politikani 59-vjecar e kane larguar se tepermi figuren e tij nga ajo e triumfatorit tetorin e 2009-ten, kur mori pushtetin me premtimin se do te riperterinte ekonomine e cale te vendit fale nje pakete stimujsh prej 3 miliarde eurosh. Nxitje e rritjes ekonomike, krijim i vendeve te reja te punes, ndihme per te varfrit ishin disa nga zotimet e tij, qe ne fakt nuk arriten te vihen kurre ne jete.

Arsyeja ishte e thjeshte – ne vend qe te mendonte per gjera te medha, Papandreu e gjeti veten ne perpjekje te vazhdueshme per te shmangur falimentimin e Greqise. Shume shpejt u be e qarte se financat greke ishin ne gjendje te tmerrshme, me nje deficit buxhetor frikesues dhe borxhin publik ne rritje, te cilet qeveria konservatore i kishte nenvleresuar se tepermi, por serish pretendonte se problemi kishte filluar në administratat e mëparshme socialiste. greket preferuan asokohe paketen e premtuar te stimujve qe Papandreu kishte ne platformen e tij kundrejt programit te masave te propozuar nga ish-kreu i ekzekutivit, Kostas Karamanlis.

E pra, tani eshte lideri i PASOK-ut ai qe promovon valen e masave te rrepta anti-krize shkaktare te protestave masive ne mbare Greqine. Pergatitjen e Papandreut qe ka studiuar ne Ilinois te Shteteve te Bashkuara, Suedi e Kanada e eshte diplomuar ne Amherst College, London School of Economics dhe Universitetin e Harvardit, nuk e ka vene askush ne dyshim. Por perpara zgjedhjeve te 2009-tes, kundershtaret e nenvleresonin figuren e tij duke e konsideruar nje njeri te cilit i mungonin aftesite drejtuese. Deri vone, Papandreu konsiderohej nje politikan i qete, mendimtar dhe diplomat, nje karakter krejt i ndryshem ky nga personaliteti i hedhur e pompoz i babait dhe gjyshit te tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA