Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka filluar ta luajë rolin e qeverisë nën hije. Në një konferencë për mediat subjekti më i madh opozitar kundërshtoi projektligjin për buxhetin e vititi 2012 me arsyetimin se nuk është buxhet që ndihmon ekonominë e vendit.

Dhe në vend të kësaj LDK-ja shumë shpejt do të dalë me projekt buxhetin alternativ të cilin do ta prezantojë gjatÄ— seancave të kuvendit kur të fillojë diskutimi për këtë cështje.

“Ne vlerësojmë se sikurse në këtë vit, edhe buxheti i vitit 2012 ka të njëjtat probleme strukturore: deficiti buxhetor pritet të jetë 3.5% e GDP-së, që është mbi nivelin e lejuar me normat evropiane, të cilat thonë që deficiti buxhetor nuk duhet të kalojë 3% tÄ— GDP-së, 466 milion apo 34% e të hyrave janë bazuar në burime të supozuara të cilat nuk janë realizuar as këtë vit (tërheqjet nga FMN, Privatizimi i PTK-së dhe letrat me vlerë) Nuk ekziston paritet në mes të kategorive të shpenzimeve buxhetore. Rritja e buxhetit për mallra dhe shpenzime nuk është në linjë me investimet kapitale”, tha eksperti i ekonomisë i LDK, Avdulla Hoti.  

LDK-ja akuzon qeverinë se e ka shndëÄ—rruar buxhetin në vegël të politikave dhe vendimeve të gabuara elektorale e jo buxhet i zhvillimit ekonomik.

Sipas Avdullah Hotit korniza afatmesme e shpenzimeve 2012- 2014 është dokument i pavlerë ndërsa plani i Bullgarisë u hodh poshtë nga vetë përpiluesit pasi arritja ekonomike prej 7-8 përqind është vetëm iluzion sikurse edhe zvogëlimi i papunësisë për 8-10 përqind.

 
Por për të gjitha pyetjet që kanë të bëjnë me buxhetin alternativ të LDK-së gazetarët nuk morën përgjigje, pasi sic u tha prezantimi i tij do të bëhet më vonë.

LDK -ja kritikoi qeverinë për padrejtësi  edhe sa i përket shpërndarjes së investimeve në arsim nëpër komuna. Në një moment madje u krahasua se komuna e Malishevës merr të njëjtën shumë të investimeve në shkolla sa Prishtina, e cila numëron 15 përqindëshin e totalit të nxënësve në nivel të Kosovës.

Top Channel