Në ditën e tretë të negociatave midis socialistëve dhe konservatorëve në
Greqi për krijimin e qeverisë së re, ende nuk eshte arritur tek
marreveshja per emrin e ri te kryeministrit, qe do te udheheqe vendin
deri ne zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Deri ne castin e fundit, ne tryezen e bisedimeve kane mbizoteruar tre emra. Lukas Papadhimos,ish-zevendëspresidenti i BQE-së qe eshte edhe emri me i lakuar, Nikiforos Diamantouros qe punon per me se 8 vjet si Avokat i Popullit ne Strazburg dhe Panajotis Rumeliotis ish-minister i PASOK-ut dhe perfaqesuesi i Greqise ne FMN.

Kryeministri aktual Jorgos Papandreu ka thirrur ministrat e tij ne nje mbledhje te fundit ne te cilen pritet qe te deklaroje doreheqjen e tij dhe te gjithe kabinentit, per t’i hapur rruge ashtu sic parashikon kushtetuta, krijimit te qeverise se re.

Ne se dy partite rivale per pushtet do te kene rene dakord ne oret e ardhshme, sipas ligjeve, do te jete grupi parlamentar i Partise Socialiste qe do te aprovoje kryeministrin e ri, i cili me pas do te vizitoje presidentin per te marre urdher per krijimin e qeverise qe do te votohet me shumice votash nga kater parti ne parlament.

Qellimi kryesor i Qeverise se Unitetit Kombetar eshte te beje gjithshka eshte e mundur per levrimin e kestit te 6 te ndihmes brenda muajit nentor, dorezimit te projektbuxhetit te 2012 ne parlament dhe nenshkrimit te memorandumit te ndihmes ne samititin e BE ne 26 tetor per Greqine.

Dje ne mbremje ne samitin e Eurogrup-it udheheqesit e Eurozones kane kerkuar nga perfaqesuesit e dy partive te medha greke deklarate garancie me shkrim se do te angazhohen per vazhdimin e reformave ekonomike qe kane rene dakord me BE.

Top Channel