Çmimet e “MTV”, Gaga pritet të dominojë

06/11/2011 09:40

Lady Gaga pritet që të dominojë çmimet e “MTV”, në një ceremoni që do të mbahet pasditen e së dielës në arenën “Odyssey”, në Belfast, Irlandë e Veriut.

Amerikania pritet të jetë protagonistja kryesore e shfaqes, përkrah emrave të tjerë të njohur si Katy Perry, Bruno Mars apo Justin Bieber.

25-vjeçarja është në garë për të fituar dy çmimet më tëmëdha, atë të “Këngës më e mirë” dhe “Videoklipit më të Mirë”, falë paraqitjes në albumin e ri “Born this Way”.

Në kategorinë e “Këngës më të Mirë”, Gaga përballet me “Rolling in the Deep” të Adele, “Firework” të Katy Parry, “On the Floor”, të Jennifer Lopez dhe “Grenade”, të Bruno Marsit.

Dy idhujt e adoleshentëve, Justin Bieber dhe e dashura e tij e famshme, Selena Gomez, gjithashtu do të jenë të pranishëm në shfaqjen ku do të mungojë këngëtarja Adele, e cila konkurron edhe në kategorinë “Këngëtarja më e Mirë Femër”.

Britanikja sapo i është nënshtruar një operacioni në kordat vokale dhe e ka të pamundur të lëvizë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA