
Programi i paraqitur nga Partia Socialiste synon një sërë politikash
fiskale për zhvillimin ekonomik të vendit, duke propozuar reduktimin e
taksave.
Deputeti socialist Arben Ahmetaj një prej ekspertëve ekonomikë të së majtës, shpjegon përse keto prozime jo vetem e lehtesojne barren e konsumatorit por edhe i sherbejnë nxitjes se biznesit.
“Programi i shpalosur nga kryetari i PS-së është program i menduar thellë dhe shumë mirë dhe mbi të gjitha është program fitues. Zbatimi atij programi do të prekë pozitivisht 95% të shqiptarëve. Pra atë shtresë të cilën ne përfaqësojmë në ADN-në tonë.Në bazë të politikave fiskale do të jetë një korrigjim i padrejtësisë që është bërë deri më sot ku një qytetar i zakonshëm paguan shumë herë më shumë se sa dikush, që fiton shumë ose jashtëzakonisht shumë. Politikat fiskale do të sjellin clirim të biznesit nga monopolet dhe nga ngërci, që ka kapur sot të gjithë biznesin shqiptar. Sistemi i korrigjuar i taksave nga ana jonë do të clirojë gjithashtu konsumin. Sigurisht që do të jetë një turbinë shumë e rëndësishme për biznesin e vogël të mesëm dhe të madh”, tha Ahmetaj.
10-fishimi i financimit publik për punësimin duke krijuar 75,000 vënde pune në vit është një tjetër pikë ambicioze e programit të PS-së, i cili sipas zotit Ahmetaj do te realizohet duhet krijuar një mjedis miqesor per biznesin.
“Në themel të atij programi është rikthimi i të drejtës të cdo njërit për të patur punë dhe po t’i hysh në detaje aty do të ketë detaje të reja midis masës që do të shkojë për mbështjetje sociale dhe masës që do të shkojë për promovim të punësimit. Liria e sipërmarrjes do të jetë gjithashtu promotor i shtimit të punësimit. Shifrat janë të menduara mirë janë konkrete dhe ka instrumente të bazuara jashtëzakonisht mirë me realitetin e sotëm”, tha Ahmetaj.
Top Channel