Liga e Europës, kualifikohen PSV dhe Bilbao

04/11/2011 01:25

Në ndeshjet e luajtura të enjte në mbrëmje për Europa Ligë, Lacio me fitoren ndaj Zyrihut, rikthehet si pretendente për kualifikim. Ndërkohë kualifikimin e siguruan Atletiko Bilbao dhe PSV Eindhoven.

Janë zhvilluar ndeshjet e katërta të fazës së grupeve të kompeticionit Europa League, ku Lacio rikthehet mes pretendentëve për kualifikim pas fitores 1-0 me Zyriun. Pas një pjese të parë 0-0, në të dytën është Broki ai që shënon golin e avantazhit për skuadrën e Edi Rejas, që ishte dhe goli i vetëm i këtij takimi, por që e ngjit Lacion në kuotën e 5 pikëve.

Pas saj edhe Vaslui ka mundur Sportingun e Lisbonës 1-0. Pavarësisht kësaj humbjeje skuadra portugeze e ka siguruar kualifikimin, ndërsa Vaslui i komplikon kalimin për më tej Lacios tani që ndodhen me pikë të barabarta.

Edhe Atletiko Bilbao është kualifikuar pas fitores 0-1 me Salzburgun. Herrera ishte autori i golit të këtij takimi që i jep tre pikë skuadrës së tij, për të kryesuar grupin F me 10 pikë.

Edhe pse me barazimin 3-3, PSV Eindhoven është kualifikuar për në fazën tjetër të kupës Europa League. Hapoeli arriti të kalojë në avantazh me rezultatin 3-1, ndërkohë që holandezët barazojnë gjithcka deri në përfundim të 90 minutave, duke u ngjitur në krye të grupit me 10 pikë.

Ndërkohë Udineze është shkatërruar në këtë ndeshje të katërt të grupeve me rezultatin 4-0 nga Atletiko Madridit. Adrian shënon dy gola në minutën e 6 dhe të 12-të të ndeshjes, ndërkohë që më pas Diego con në 3-0 shifrat, për t’i lënë rradhën në pjesën e dytë Falkaos për të vulosur rezultatin përfundimtar në 4-0. Me këtë rezultat spanjollët i bashkohen skuadrës së Guidolin në krye të grupit I me 7 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA