Tiranë, forum për energjinë e rinovueshme
03/11/2011 14:50
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizoi në Tiranë një forum për mbështetjen e energjisë së rinovueshme.
Në forum mori pjesë kryeministri Sali Berisha, ministri i Energjitikës, Nasip Naco dhe drejteus të tjerë të sektorit të energjisë në vend.
Ata vunë në dukje potencialet e mëdha që ka Shqipëria në energjinë e rinovueshme.
BERZH e cilëson energjinë si një nga sektorët ku Shqipëria ka avantazhe konkurruese dhe për këtë së fundmi ka filluar të investojë në këtë fushë.
Deri tani BERZH ka investuar 6 milionë euro në një hidrocentral të mesëm dhe drejtuesit e saj bëjnë të ditur se po shqyrtohen edhe projekte të tjera për tu financuar.
Top Channel