Drini i Bardhë është një lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Sipas vlerësimeve, lumi Drin kalon në 122 km në drejtimin veri-jug, duke mbledhur edhe ujrat e Lumëbardhit të Pejës, Erenikut dhe Lumëbardhit të Prizrenit. Një nga pasurit e këtij Lumi është edhe Ura e Shenjtë.

Por, pikërisht ndër këtë urë ku buron ky lum, dorae njeriut ka shkatërruar bukuriën e burimit që kishte dikur. Kjo (në pamje) është vetëm njëri ndër 103 kompanitë e evidentuar nga Ministria e Mjedisit e cila thuhet se ka shfrytëzuar në mënyrë të pakontrolluar inertet në shtretërit, brigjet rreth këtij lumi, ndërkohë tokat bujqësore përreth tashmë duken të shkaktuar plotësisht.

Një ditë pas vendimit të qeverisë për ndalimin nxjerrjes së rërës dhe zhavorrit, shumë nga kompanitë vazhdojnë veprimtarinë e tyre. Bazuar në vendimin e qeverisë të gjithë operatorët që veprojnë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi do t’u konfiskohet makineria gërmyese dhe transportuese bashkë me materialin e inert nga shtretërit e lumenjve.

Ndërkohë, përgjigjja e policisë lidhur më këtë çështje është se ka nisur puna në terren dhe zotohen në zbatimin e plotë të vendimin të qeverisë.
Për zbatimin e vendimit, qeveria kosovare ka përfshirë Komisionin e Pavarur të Minierave dhe Mineraleve, Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, atë të Bujqësisë, së bashku më komunat.

Megjithatë, vlerësimeve e ekspertëve nga vëzhgimi dhe inspektimi degradimet e bëra kërcënojnë menaxhimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të pasurive ujore.
Madje thuhet se, në segmente të tera të lumenjve gjendja e tyre është para kolapsit ekologjik si pasojë e shfrytëzimit të pamëshirshëm.
Lumenjtë më të dëmtuar janë të gjitha ata duke përfshirë rrafshin e Dukagjinit, rrafshin e Kosovës e deri në Anamoravë.

Top Channel