Itali, ish-aleatët: Berlusconi ik

03/11/2011 18:30

Gjashtë ish-aleatë të Kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconit, kërkuan të enjten në parlament largimin e tij nga detyra, pasi qeveria nuk mundi të miratonte një paketë urgjente masash për përballimin e krizës.

“Grupi i rebelëve”, nëpërmjet një letre të hapur të botuar në media bënte thirrje për një “fazë të re politike dhe një qeveri të re, në gjendje që të përmbushë reformat e rëna dakord me partnerët tanë të Eurozonës”.

Berlusconi deklaroi përpara udhëheqësve të tjerë të shteteve gjatë samitit të G20-s se Roma zyrtare i ka marrë tashmë masat për shkurtimin e borxhit. Megjithatë, presioni mbi letrat me vlerë të thesarit Italian është më i lartë se kurrë në tregje.

Aktualisht, bonot 10-vjeçare kuotohen me një interes prej 6,3%, shumë pranë kufirit të rrezikshëm të 7%, përtej të cilit bëhet shumë e vështirë vetfinancimi i huave të marra.

Letra ishte nënshkruar nga disa figura të larta të politikës italiane, si Roberto Antonione, Isabella Bertolini, Giustina Destro, Fabio Gava, Giancarlo Pittelli dhe Giorgio Stracquadanio. Mbrëmjen e së mërkurës, një mbledhje kabineti në Romë përfundoi pa asnjë marrëveshje mbi paketë emergjente të reformave.

I pranishëm në samitin e G20-s, Berlusconi është vendosur nën presion të madh ndërkombëtar për të kryer reformat e domosdoshme për të shmangur kolapsin e mundshëm të “stilit” grek.

Kriza, qeveria italiane asnjë pakt
Takimi urgjent i kabinetit qeveritar italian mënyrat e përshpejtimit të
reformave buxhetore dhe për shmangien e një krize të rëndë financiare, u
mbyll oret e vona te se merkures pa marreveshje.

Berlusconi u nis keshtu drejt Kanes pa asnje propozim konkret per lideret e G20-tes, qe do ta vene kryeministrin e Italise nen daren e presionit per reforma konkrete, cka do te shmangte shenjestrimin e bonove te thesarit italian nga tregjet financiare. Lideret e opozites u takuan nje dite me pare me presidentin Napolitano per te ofruar mbeshtetjen e tyre ndaj nje qeverie te re, te drejtuar nga nje i jashtem, i cili te gezoje respektin e te gjitheve.

“Kjo qeveri na mbush perdite me genjeshtra dhe tani po pergatitet edhe nje here te miratoje masa qe do te godasin njerezit me pozita me te dobeta sociale ne kete vend. Prandaj partia jone ia beri te qarte kreut te shtetit se duhet te beje ceshte e mundur qe ketij kabineti te mos i jepet votebesimi, sepse perpos te tjerash, do te ulte kredibilitetin e Italise ne syte e botes”, tha Antonio di Pietro, nga Partia Italia e Vlerave.

“Eshte absolutisht i nevojshem nderrimi i kryeministrit. Berlusconi nuk eshte njeriu i pershtatshem per drejtimin e italise ne keto momente te veshtira”, tha Enrico Letta, lider i Partisë Demokratike.

Përqindja e interesit të huase së Italisë është në rritje si rezulat i problemeve te eurozones të shkaktuara nga Greqia. Në deklaratën zyrtare thuhet se kabineti mori në shqyrtim një seri masash qeveritare për të shmangur krizën dhe se kishte miratuar një amendament për buxhetin, por nuk jepen hollësi të tjera. Paketa anti-krize e miratuar gjate veres synonte balansimin e buxhetit italian deri ne 2013-ten, por ekzekutivi eshte kritikuar ashper per menyren e crregullt dhe te ngadalte te implementimit te reformave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA