Aksidentet në rrugë, Përparim Rama kritika Kurtit: Pushteti investon vetëm në propagandë. Dejona Mihali i përgjigjet kryebashkiakut: Ti narkotikun si e merr?
Kroacia do të mbajë zgjedhje të parakohshme në muajin dhjetor, ka njoftuar sot presidenti i vendit Ivo Josipovic.
Sipas kreut të shtetit, procesi do të mbahet më 4 dhjetor, pas shpërbërjes së Parlamentit me 151 vende javën e kaluar.
Zgjedhjet e përgjithshme do të vendosin përballë Unionin Demokratik të Kroacisë, HDZ, dhe koalicionin e partive të majta.
Sipas sondazheve, opozita e majtë ka gjasat më të mëdha për të fituar për shkak të skandaleve ku është përfshirë mazhoranca aktuale.
HDZ-ja po përballet aktualisht me një seri skandalesh korruptive, përfshirë një rast që ka të bëjë me dyshimet për ngritjen ilegale të fondeve.
Top Channel