I harruar në një përrallë

31/10/2011 20:20

Natyra i ka falur gjithçka, ndryshe nga shtetarët që ikin e vijnë pa u kujtuar për egzistencën e tij. Curraj i epërm është një fshat që shtrihet thellë mes malesh, një parajsë e fshehur që pak ose aspak e njohin. E megjithatë, kjo zonë përpiqet të mbijetojë duke u kapur fort pas shpresës se dikur historia do të ndryshoje, e jeta do të rikthehet sërisht në fshatin mes grykave të Tropojës.

Lekbibaj është stacioni i fundit ku mund të shkohet me makinë. Që atje nis një rrugëtim i gjatë disa orësh, mes shtigjesh të ngushtë, të panjohur e pyjesh të lartë e të paprekur nga askush.

Ngjitjet e forta mes shkëmbinjve e rrasave krijojnë një kontrast me pllajat e luginat e gjelbëruara që shkrihen tej në horizont. Pa një shoqërues, udhëtimi është i vështirë, për të mos thënë i pamundur.

Gjatë rrugës, dhjetëra kryqe të ngulura fort mes majash, si simbole të besimit e jetës që vazhdon të marrë frymë edhe pse e strukur diku tej në harresë.

“Kemi vendosur kryqe pasi nuk na mbetet që tjetër përveçse të besojmë në Zot”, shprehet zemërlëshuar një nga banorët e zonës.

Pas rreth 5 orësh udhëtimi, me lodhjen që kalon përtej çdo limiti normal, ne horizont shfaqen çatite e para te fshatit. Larg qyteterimit qe ketu ende nuk ka zgjatur doren, Curraj i Epërm ngrihet thuajse si një gojëdhënë e ardhur tutje, larg nga thellësia e historisë.

Kulla te heshtura, te trishta e lumi qe dredhon ne dy anet e fshatit te thelle shtrire thuajse ne nje amfiteater natyror.

“Jeta këtu është e vështirë, nuk e dimë as vetë si ia dalim, por s’kemi çtë bëjmë tjetër”, thoë Azgan Hadërkolaj.

Nis te perendoje e bashke me te edhe Curraj te humbase ngadale mes erresires. Sikur te mos mjaftonte mungesa e rruges, prej 10 vitesh ky fshat nuk ka as energji elektrike, e megjithate në Currak jeta vazhdon.

”A jetohet pa drita. Këtu jemi si të vdekur, të pakulturuar. Nuk dëgjojmë lajme, nuk e dimë se çfarë bëhet nëpër botë, nuk shohim asgjë. S’dimë si të merremi vesh”, shprehet një tjetër banor, i quajtur Pjeër Vata.

Dikur baroni Franc Nopca krahasonte kuvendin e burrave ne Curraj me Parlamentin e Londres .Edhe sot hallet e varferia nuk e kane zbehur burrerine e as mikepritjen e ketyre familjeve.

Mes legjendash per te shkuaren, mes një historie të mbetur në libra historianësh e antoropologësh të njohur që i kanë dhenê emër këtij vendi e mes premtimesh per te ardhmen, banoret e mbetur te Currajt ecin perpara ne rrugen e veshtire te mbijeteses

“S’kemi asgjë. Mjaltin, mishin, çdo ushqim duhet me i sjell nga gjashtë orë larg në këmbë. As kafshët se bëjnë më dot këtë lloj rruge”, thekson Dedë Gjeloshi, edhe ai një prej fatkeqëve që duhet të jetojë në një vend ku mjerimi dhe natyra e mrekullueshme gërshetohen në një mënyrë madhështore.

”AS nga populli, as nga shteti, në këtë fshat se kanë lënë që të hyjë zhvillimi. Është për të adhur keq që të gjitha këto bukuri janë vetëm për ne, pasi këtu mund të bëhej një zonë fantastike turistike”.

Pas nates qe duket sikur nuk do te mbaroje kurre, Curraj i Eperm gdhidhet ngadale. Ne krye kulla e thepit , nje kulle ngujimi e cila êshte e ngjashme me ate te Thethit. Pak e njohin egzistencen e saj, por ajo eshte aty prej 150 a me shume vjetesh e ngulur fort pas asaj toke, ashtu si banoret e kesaj zone qe kane sfiduar nder shekuj braktisjen e izolimin.

Diku shkolla sot e rrenuar e ngjitur me te kisha . Ne kete vend te shenjte banoret tregojne se eshte luftuar edhe kunder serbeve qe jane kthyer pas, pa mundur te perkulin malesoret e zones. Besim dhe krenari mpleksen mes muresh sot te vetmuar.

Vetem 9 kilometra rruge e ndajne currajn e eperm nga qyteterimi, 9 kilometra rruge qe jane nisur e rinisur, premtuar e ripremtuar, mes qeveritaresh qe ikin e vijne duke shkelur bash me te dyja kembet fjalen e tyre. Curraj i Eperm pret, mes natyres përrallore, e erresires mesjetare, mes kujtimeve te shkuara  e shpreses qe ketu nuk vdes kurre.

Top Channel