Greqi, tatim parave të depozituesve në Zvicër

31/10/2011 00:00

Qeveria greke njoftoi se ka perfunduar bisedimet me zviceranet per tatimin e depozitave greke ne bankat e ketij vendi.

Sipas burimeve ne Ministrine greke te Financave nje ekip i posacem i drejtuar prej sekretarit te Pergjithshem te Ministrise greke te Finances ka zhvilluar nje vizite ne shtetin alpin,prej nga ku ka marre aprovimin e qeverise se kantonit, per tatimin e parave te depozituara prej shtetasve greke ne bankat e ketij vendi.

Ekspertet greke dhe ata zvicerane kane rene dakord ne te gjitha pikat, me perjashtim te heqjes se imunitetit bankar dhe publikimit te identitetit te depozituesit te shumave, veprim ky qe sipas pales zvicerane, mund te trondise besimin e klienteve ne bankat e Zvicres.

Pala zvicerane u ka dhene eksperteve greke,vetem mundesine e vjeljes se taksave te depozitave per totalin e depozitave dhe jo tatimin e depozites mbas identifikimit te emrit te depozituesit, sikunder kerkon pala greke.Sipas zviceraneve dhenia e ketij informacioni,do te trondise besimin e klienteve ne bankat e vendit. Nese marreveshja perfundon brenda ketij fund viti atehere qeveria greke greke do te kete mundesi te fuse ne arken e saj bosh afersisht 7 miliarde euro ose ne rastin me te mire,12 miliarde.

Por njekohesisht, ne kete menyre i jepet edhe nje mesazh i qarte evazoreve se tashme Athina zyrtare ka marre seriozisht luften kunder evazionit fiskal dhe krimit ekonomik. Analistet ekonomike,thone se rreth 50 mije greke kane depozita ne zvicer, ndersa vlera e tyre llogaritet 200-600 miliarde euro. Nje shume e madhe e ketyre parave dyshohet se jane pikerisht me prejardhje prej korrupsionit te larte ne radhet e zyrtareve shteteror dhe evazionit fiskal qe ka rrenuar financat publike te Greqise.

Top Channel