Konservatori Rosen Plevneliev do të jetë presidenti i ardhshëm i Bullgarisë. Ai u doli fitues në balotazhin e mbajtur ndaj kandidatit të opozitës bullgare.

Pvelniev ka marrë nga 54 deri në 56 përqind të preferencave të bullgarëve. Ai vjen nga radhët e partisë konservatore Qyetarët për Zhvillimin Europian të Bullgarisë (GERB).

Këto ishin zgjedhjet e pesta presidenciale në Bullgari që pas rënies së komunizmit në vitin 1989. Me fitoren e Plevnielev, si qeveria ashtu edhe posti i presidentit mbahen nga e njëjta parti.

Top Channel