Tajlandë, frikë nga përmbytjet

29/10/2011 00:00

Mijëra njerëz po dynden jashtë Bangkokut nga frika e përmbytjeve, që
kanë përfshire kryeqytetin tajlandez. Uji ka mbuluar lagje te tera te
tij duke detyruar banoret t’i drejtohen masivisht aeroporteve,
stacioneve të trenit e atyre të autobusëve, ndërsa të tjerë përpiqen të
largohen me makina duke shfrytëzuar 5 ditët e pushimit që i ka dhënë
qeveria.

Pjesa derrmuese i jane drejtuar zonave me te larta ne jug. Zyrtaret kane paralajmeruar per dallge batice gjate dites se sotme, te cilat, te bashkuara me ujërat e fushave te permbytura perreth, mund te shkaktojne probleme edhe me te medha ne Bangkok. Reshje te dendura shiu, pasoje e sezonit te musoneve, e kane munduar Tajlanden qe prej muajit korrik.

Me shume se 370 vete kane gjetur vdekjen per shkak te vershimit te ujrave apo rreshqitjeve te tokes. Lumi Chao Phraya ka dalë nga shtrati dhe nga përbytur rrugët përreth Pallatit të Madh, emblemës ikonike të Bangkok-ut. zyrtaret kane nisur tashme te bejne bilancin e demeve.

Banka e Tajlandës uli parashikimet për rritjen ekonomike të vendin, nga 4.1% që ishte parashikuar më parë, në vetëm 2.6%, duke njoftuar se permbytjet po prekin si sektorin e bujqësisë ashtu edhe atë të industrisë.

Top Channel