Në afërsi të vijës kufitare në Bërnjak serbët lokale kanë ngritur serish
një barrikadë prej druri. Mediat serbe raportojnë se, barrikadat u
ngrit pasi KFOR-i ditën e premte largoi barrikadat e formuara nga
kamionët e vendosur nga serbët.

Kjo është barrikada e parë e rivënë nga ana e serbëve lokale qe nga marrëveshja e arritur ndërmjet serbëve dhe përfaqësuesve të KFOR-it, për heqjen e barrikadave dhe lirimin e rrugëve për qarkullim. Megjithatë, bazuar në lajmet që transmetojnë mediat serbe, serbët e veriut ende po bëjnë thirrje që të gjitha barrikadat që ishin të vendosura në rrugët në veri duke përfshirë fshatin Jagnjenic, Leposavic dhe nëpër vendet të tjera të zëvendësohet me barrikada të tjera më të vogla.

Nderkohe, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews kërkon liri të plotë të qarkullimit në veri dhe për këtë i referohet edhe Rezolutës 1244.“Pervecse nuk mund të qarkullojnë misionet ndërkombëtare, si EULEX-i, as KFOR-i nuk e ka lirinë e plotë të lëvizjes në barrikadat në veri dhe në akset tjera rrugore. Na është dhënë mundësia që t’i afrohem pikëkalimit kufitar, por përmes rrugëve anësore”, ka thënë Drews në një intervistë për Vesti te serbise.

Kur është fjala te transportimi i doganierëve të Kosovës, Drews përkujton se këtë punë e bënë EULEX-i, përderisa KFOR-i është përgjegjës për siguri.

Drews: Mos i harxhoni paratë për barrikada

Komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Drews u ka bërë thirrje serbëve të veriut që të mos shpenzojnë paratë e tyre për të vendosur barrikada.

Kjo, pasi sipas tij, nuk do të ketë asnjë dëmshpërblim material nëse KFOR-i do të ndërhyjë për zhvendosjen e tyre.

Deklaratën e tij Drews e ka bërë gjatë një vizite në Shterpcë, pas një takimi me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë.

“U kujtoj personave që vendosin barrikada në veri se, sipas rezolutës 1244, KFOR-i nuk paguan asnjë dëmshpërblim për ata që bllokojnë rrugët”, ka deklaruar Drews.

“Askush nuk synon të dëmtojë pronat private të dikujt tjetër, por lëvizja e lirë është një parakusht parësor”, ka theksuar gjenerali gjerman.
 

Top Channel