“Qeveria e Serbisë e ka humbur kontrollin e veriut të Kosovës të
dominuar nga serbët.” Kështu shrkuan në një artikull të saj gazeta
britanikja The Economist, sipas së cilës bllokimi i rrugëve nga serbët
në veri të kujton situatën e viteve 90, kur serbët bllokonin Krainën në
Kroaci. Por ata u larguan nga aty nga ushtria fitimtare kroate.

“Ka shumë pak mundësi, për të mos thënë asnjë, që bllokimi i rrugëve në Kosovë të çojë në një katastrofë të tillë. Por, disa kanë frikë se gjërat mund të shkojnë shumë keq”, shkruan “The Economist”.

Sipas kësaj gazete ngjarjet në veri mund të minojnë perspektivën evropiane të Serbisë, dhe po i vështirësojnë tej mase punën presidentit serb Borsi Tadiç, pasi shumica e liderëve serbë të veriut nuk janë nga partia e tij.

“Tadiç kërkonte kandidaturën për vend anëtar i BE-së në mënyrë që ta shfrytëzonte  për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Por opozita serbe kërkon pikërisht të kundërtën. Gjermania dhe Franca nuk po nguten për të zgjeruar BE-në. A ka mundësi Tadiç të dalë nga ky pozicion i vështirë”? Ai është politikan i zoti, por ka pak hapësirë manovrimi. Dhe, nëse një serb vritet nga ndonjë bulodezer i KFOR-it, të gjitha parashikimet rrëzohen”, përfundon shkrimin gazeta britanike “The Economist”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA