Parlamenti i Maqedonisë miratoi njëzëri përfundimet e raportit të progresit të Komisionit Evropian për vitin 2011.

Pas tre ditë të debati, në përfundimet e miratuara theksohet se vlerësimet dhe komentet që përmbahen në raport shprehin realitetin në Maqedoni për rezultatet e arritura në procesin e integrimit në BE, ndërsa Qeveria detyrohet të hartojë plan për realizimin e rekomandimeve të përfshira në raportin e progresit. Parlamenti gjithashtu i bëri thirrje KE-së që të shqyrtojë mospërdorimin e mbiemrit maqedonas.

Zëvendëskryeministrja për evro-integrime, Teuta Arifi deklaroi se raporti është real dhe tregon angazhimin e plotë gjatë këtij viti të Qeverisë.

“Raporti është pozitiv në ato pjesë ku ne kemi arritur përparime, por ka vërejtje në ato segmente ku duhet më shumë punë. Pozitive janë plotësimi i kritereve politike me zgjedhjet e fundit dhe dialogu politik, ndërsa reformat në gjyqësor, administratë publike dhe lirinë e fjalës janë fushat ku duhet të punojmë seriozisht”, Arifi.

Partitë shqiptare PDSH dhe RDK thanë se raporti është tejet kritik dhe sulmon drejtpërdrejt Qeverinë për dështimet në vend. Edhe partia opozitare maqedonase LSDM akuzoi se nuk është bërë asnjë përparim në fushën e evrointegrimeve dhe se faji për këtë sipas saj i takon Qeverisë.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA