Ushtarët e KFOR-it kanë ndërmarrë një aksion blic në oret e para të
mëngjesit të sotëm, gjatë të cilit kanë larguar barrikadat e serbëve ne
piken kufitare te Bërnjakut.

Burime nga terreni thane per Kosovapress se barrikadat, qe përbëheshin kryesisht nga kamionë të rëndë, jane shtyre prej KFOR-it ne ane te rruges, nderkohe qe disa prej automjeteve jane hedhur edhe neper ara.

“Në këtë aksion që ka ndodhë rreth orës 4.00 të mëngjesit, kanë marrë pjesë numër shumë i madh ushtaresh, ndërsa tani KFOR-i në atë vend ka tërhequr telat me gjemba”, pohuan burimet ne fjale.  

Drews: Mos i harxhoni paratë për barrikada

Komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Drews u ka bërë thirrje serbëve të veriut që të mos shpenzojnë paratë e tyre për të vendosur barrikada.

Kjo, pasi sipas tij, nuk do të ketë asnjë dëmshpërblim material nëse KFOR-i do të ndërhyjë për zhvendosjen e tyre.

Deklaratën e tij Drews e ka bërë gjatë një vizite në Shterpcë, pas një takimi me dyer të mbyllura me drejtuesit lokalë.

“U kujtoj personave që vendosin barrikada në veri se, sipas rezolutës 1244, KFOR-i nuk paguan asnjë dëmshpërblim për ata që bllokojnë rrugët”, ka deklaruar Drews.

“Askush nuk synon të dëmtojë pronat private të dikujt tjetër, por lëvizja e lirë është një parakusht parësor”, ka theksuar gjenerali gjerman.

Rrugët në veri, Serbët i lirojnë pjesërisht

Gjatë së enjtes serbët kanë liruar pjesërisht rrugët e veriut. Në autostraden Mitrovicë – Zubin Potok që çon në portën kufitare 31 në Bërnjak, ku pranë barrikadave vetëm një ane e rruges se kalimit është i lirë për qarkullim, por jo për të gjithë. Vetëm KFOR-i mund ta shfrytëzojë këtë për të bërë furnizime për ushtarët e vet, ndërsa përjashtim bëjnë edhe veturat e serbëve.

Ndërsa, doganierët dhe policët kufitarë të Kosovës, janë dërguar sërish me helikopterë të EULEX-it në vendin e tyre të punës, në portat kufitare veriore.  Megjithë hapjen e pjesshme të rrugës për në Bërnjak, barrikadat vazhdojnë të qëndrojnë, ndërsa pranë tyre edhe serbët.

“Nuk e kemi mbaruar punën. Barrikadat mbeten, ndërsa qytetarët do të vazhdojnë kujdestaritë në numër të njëjtë për të vëzhguar situatën. Nëse KFOR-i në ndonjë mënyrë keqpërdor këtë mundësi, qytetarët me
trupat e tyre do të pengojnë qarkullimin e tyre”, është shprehur gjatë së enjtes kryetari ilegal i Zubin Potokut, Sllavisha Ristic.

Ndërsa, në autostraden tjetër, atë që dërgon në portën kufitare 1 në Jarinjë të Leposavicit, rruga nuk është hapur  ende dhe kjo konfirmohet nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti.

Top Channel