Dhjetëra anëtare të partive të majta dhe qytetare të indinjuar kanë
bllokuar bulevardin kryesor të Selanikut disa minuta para fillimit të
paradës ushtarake që zhvillohet cdo vit me rastin e festës kombëtare të
Greqisë 28 Tetorit, dita kur kryeministri Metaksas u tha “Jo” ushtareve
italiane duke filluar edhe lufta italo-greke.

Ne podiumin e nderit ndodhet vete presidenti Karolos Papulias,ndersa forca te shumta policore kane ndaluar protestuesit te shkojne drejt tribunes. Ekziston tension i madh dhe nuk dihet se si do te veproje policia do te shpernadje me dhune protestuesit qe te vazhdoje parada ushtarake, apo do ta anuloje ate.

Edhe dje ne paraden e nxenesve ne Selanik gjimnazistet kane marr pjese ne parade duke kthyer koken ne shenje proteste ne krahun e kundert te tribunes me te ftuarit e nderit dhe duke protestuar per gjendjen e arsimit ne vend. Pas tyre kane protestuar edhe sindikatat e mesuesve dhe profesoreve te shkollave te mesme.

Top Channel