Për herë të parë në historinë e Greqisë së pasluftës është anuluar në
Selanik parada ushtarake e festës kombëtare të Greqisë, ditës së 28
Tetorit.

71 vjet me pare kryeministri grek Joanis Metaksas u ka thene ‘Jo’ fashisteve italiane,ndersa sot qindra qytetare te indinjuar nga grupe te ndryshme shoqerore, si dhe militante te partive te majta kane bllokuar bulevardin kryesor te Selanikut duke mos lejuar forcat ushtarake te parakalojne para tribunes ku ndodhej vete presidenti i vendit Karolos Papulias.

Forca te shumta policore kane bllokuar rrugen per te mos lejuar protestuesit e indinjuar qe hidhnin parrulla ndaj politikaneve greke dhe gjendjes ekonomike ne te cilen ndodhet vendi, te afroheshin ne tribune,por nuk munden t’i shperndajne ato. Pasi ka degjuar thirrjet e qytetareve te indinjuar presidenti Papulias eshte detyruar te largohet duke anulluar paraden.

“Nuk pranoj te me quajne tradhetar dhe me vjen keq per kete pakice njerezish qe nuk respektojne historine”, ka deklaruar ai para mediave. Me pas qytetaret e indinjuar kane zene vend ne tribunen e te ftuarve, ndersa repartet e forcave ushtarake jane larguar ne mes te turmes pa u shenuar ndonje konfrontim.

Dy dite me pare ne festen lokale te qytetit te Selanikut qytetare te zemeruar kane provokuar incidente edhe ndaj ministrit te Mbrojtjes Panos Beglitis,ndersa edhe dje ne paraden e shkollave te mesme ,gjimnazistet kane parakaluar para tribunes me kokat e kthyera nga ana e kundert, ne shenje proteste per gjendjen e arsimit ne vend.

Incidente te ngjashme kane ndodhur sot edhe ne parada te ndryshme qe zhvillohen ne te gjithe vendin me rastin e festes kombetare,ku qytetaret kane hedhur veze dhe sende te tjera mbi politikanet e ftuar.

Anulimi i parades ushtarake ne kete dite te shenuar per Greqine ndodh vetem disa ore pasi vendet e BE kane miratuar nje reduktim prej 50% per borxhin kolosal grek dhe nje pakete te re ndihme per Greqine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA