Aktorët hollivudianë janë vënë kundër IMDB-së (faqe interneti me të dhëna mbi filmat dhe aktorët protagonistë), për publikimin e të dhënave të tyre, si mosha apo data e lindjes.
Dy shoqata të aktorëve, ajo e aktorëve të ekranit të madh (SAG) dhe Federata Amerikane e Artistëve Radio-televizivë (AFTRA) thonë se IMDB me publikimin e të tilla të dhënave, kryen diskriminim të moshësh.
Shoqatat thonë se aktorët po humbasin vende pune pikërisht për publikimin e të dhënave personale në faqen e internetit të IMDB-së.
Reagimi ka ardhur pas hedhjes në gjyq të IMDB-së nga ana e një aktoreje amerikane, pikërisht për faktin e publikimit të moshës së saj. Aktorja në fjalë, kërkon nga IMDB, që zotërohet nga Amazon, një dëmshpërblim prej rreth 1 milion dollarësh për humbjen e vendit të punës.
Top Channel