Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci deklaroi se veprimet kriminale në veri janë mbështetur nga shteti serb.

Duke folur në kuvend, i thirrur në interpelancë për cështjen e veriut nga “Vetëvendosje”, Thaci theksoi se situata në këtë pjesë të Kosovës është e trashëguar.

“Eshtë investuar ndjeshëm për infrastrukturën në veri. Strategjia për veriun ishte një përkushtim i qeverisë”, tha Thaci.

Duke folur për bllokimin e hyrjes së mallrave serbë në Kosovë, dhe më pas për aksionin në këtë zonë, Thaci theksoi se gjendja e krijuar ka patur ndikime negative.

“Gjendja ndikon keq për zhvillimin e qytetarëve të Kosovës. 40 mijë qytetarë serbë janë bërë pre dhe instrument i strukturave politike të Beogradit. Masat e ndërmarra në veri nuk i drejtohen asnjë qytetari të Kosovës. Qeveria e Kosovës nuk është në konflikt me qytetarët në veri, por me ata që po pengojnë zhvillimin”, tha Thaci, duke paralajmëruar se përgjegjësit do të përballen me drejtësinë.

Kryeministri i Kosovës theksoi se barrikadat e vendosura në veri të Mitrovicës nuk do të qëndrojnë shumë gjatë, sepse ligji dhe rendi do të funksionojë në të gjithë territorin e vendit, por nuk tha një datë të përcaktuar se kur do të largohen bllokadat.

Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosje, Glauk Konjufca kërkoi nga kryeministri Hashim Thaci arsyen e tërheqjes së UCK-së nga veriu i Kosovës në vitin 1999.

Konjufca u kthye 11 vjet pasi sic tha ai kjo përspektivë historike ka rëndësi të madhe sepse veriu ndërlidhet me figurën e Hashim Thacit, i cili pas luftës ishte kryeministër në qeverinë e përkohshme të Kosovës. Në seancën e kuvendit ku kryeministri Thaci është i ftuar në interpelancë, deputeti i Vetëvendosjes, po kështu i kërkoi kryeministrit të tregojë nëse ka pasur marrëveshje të shkruar apo xhentellmene me ndërkombëtarët për veriun gjatë gjithë këtyre viteve.
 

Rrezohet mocioni

Deputetët e Kuvendit të Kosovës rrezuan mocionin 4 pikësh të Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë interpelancës që Kryeministri pati sot për çështjen e veriut.

17 deputetë votuan pro dhe 57 kundër mocionit te prezantuar nga Glauk Konjufca, i cili kerkonte nderprerjen e bisedimeve me Serbine, dergimin nga qeveria te forcave policore ne veri, angazhimin e institucioneve te rendit ne heqjen e barrikadave dhe nderprerjen e burimeve financiare  të strukturave paralele të Serbisë në veri.
Thaci deklaroi ne parlament se kontrabanda dhe mos funksionimi i ligjit në veri janë arsyet që cuan në aksionin policor të 25 korrikut.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA