Rice dhe vizita e cuditshme në Libi

27/10/2011 00:00

Muammar Gaddafi nuk humbiste asnjë rast për të sulmuar fuqinë
imperialiste amerikane, sic e quante ai, apo armiqtë e radhës në
Shtepinë e Bardhë.

E megjithatë, për ish-shefen e diplomacisë amerikane, Condoleeza Rice kishte një dobësi të cilën nuk ngurroi ta vinte në dukje gjatë vizitës së saj zyrtare në Tripoli në 2008-ten.

Ajo vete rrefeu gjate nje interviste per nje television ne Shtetet e Bashkuara gjithe cfare ndodhi ne takim. Pasioni i kolonelit mberrinte deri aty sa kishte detyruar njerin prej muzikanteve me ne ze te Libise te kompozonte nje kenge te dedikuar Rice-t me titull: “Black flower in the White House” (Lulja e zeze ne Shtepine e Bardhe”.

Ish-sekretarja e Shtetit ka rrefyer sesi duke dale jashte protokollit, Gaddafi i kishte thene: “Dua t’ju tregoj nje video”.

“Pamjet filmike ishin nje kolazh ne shoqerine e lidereve te ndryshem boterore. Une me Putinin, une me Hu Xhintaon. Gjithe cfare me kalonte ne mendje ne ato momente ishte: sa duhet te rri e ulur ketu dhe sa shpejt mund te largohem?”, thotë Rice. E pastaj, qershia mbi torte per kolonelin ishte pjesa muzikore e krijuar per nder te saj.

Kjo mjaftoi qe Rice akoma sot ta etiketoje kete ndalese ne Libi si misionin me te cuditshem ne te gjithe mandatin e saj. Ish-kryediplomatja nuk u terhoq edhe kur intervistuesi e pyeti nese ka patur ndonje afersi pak te tepruar ne marredheniet mes administrates se Bushit dhe regjimit te kolonelit.”Shpresonim per eliminimin e armeve te tij te shkaterrimit ne mase, me te rrezikshmet qe dispononte, – eshte shprehur ajo. – Nuk kishim ndermend te krijonim raporte afersie me Gaddafi-n”.

Top Channel