Teksa në Shqipëri diskutohej marrëveshja për lëvizjen e lirë me Serbinë, në Kosovë Kuvendi diskutonte pikërisht për problemet e lëvizjes në veriun e saj, probleme këto të cilat përkrahen nga Beogradi zyrtar.

Deputete nga radhët e pozitës e opozitës parlamentare në Kosovë, kritikojnë institucionet në Shqipëri se po i japin mundesi Serbisë të konsolidohet në rajon madje, sic shprehen vetw ata edhe dëshmi në favor të saj para Bashkimit Europian.

Sa i përket rolit të Serbisë karshi Kosovës, ajo ka refuzuar respektimin e marrëveshjes për tregti të lirë CEFTA, që prej shpalljes së pavarësisë. Ndërkaq, kufizimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës me dokumenta të shtetësisë vazhdon deri në fuqizimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel. Por kjo qasje nuk ekziston vetëm në territorin e Serbisë.

Institucionet e Serbisë të cilat prej dhjetë vitesh sfidojnë autoritetet kosovare në veri pengojnë prej kohësh lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në këtë pjesë e prej verës së këtij viti edhe me barrikada.

Top Channel