Lopez-Smart, lidhja bëhet publike

27/10/2011 11:25

Marrëdhënia midis Jennifer Lopez dhe balerinit të saj, Casper Smart, është duke u bërë gjithmonë e më serioze dhe këngëtarja nuk e ka problem që diçka të tillë ta mësojnë të gjithë.

42-vjeçarja ndodhet në ishullin e Kauait, në Hauai, duke kaluar disa ditë relaksi nën rrezet e diellit dhe pranë detit së bashku me dy fëmijët e saj dhe balerinin 24-vjeçar. Ndërsa në fillim ajo nuk deshi të konfirmonte zërat për këtë lidhje, fotografitë e fundit nuk lënë asnjë ekuivok.

Të rrethuar nga fotografët e fshehtë, çifti u kap disa herë gjatë shkëmbimit të prekjeve dhe disa gjesteve intime të pagabueshme. Një pushues në zonë, deklaroi për një revistë rozë se: “Ai dukej shumë protektiv ndaj saj, ndërsa sillej në mënyrë shumë delikate. Në sytë e mi, dukej sikur ishte ai më i madhi në moshë, por mund t’iu siguroj se dukeshin shumë të lumtur bashkë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA