Askush nuk e di saktë se pa ‘peshon’ pasuria e kryeministrin të Kosovës, kryetarit të parlamenti, Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Por, edhe më i çuditshëm është fakti që edhe vetë drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ende nuk e ka deklaruar pasurinë e tij në formularët e vitit 2010.
Këto të dhëna janë nxjerrë nga Levizja Fol, anëtarët e së cilës kërkojnë deklarimin e saktë të pasurisë së zyrtarëve. Sipas një hulumtimi të kësaj organizate formularët e zyrtarëve të përmendur për deklarimin e pasurisë për vitit 2011 krahasuar me atë të vitit 2010 tregojnë ndryshime të thella.
Petrit Zogaj thotë në vitin 2010 zyrtarët e lartë ose nuk ia kanë shkruar vlerën pasurisë së tyre, ose vlera e së njëjtës pasuri ka qenë në shpërputhje me vitin 2010 dhe 2011, ku pjesë e tyre janë edhe Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi.
“Jakup Krasniqi, i cili në formularin e pasurisë të vitit 2010 vendos një çmim për një pasuri, që është në fshatin e tij në Negrovc, që vlera e asaj pasurie është diku 600 mijë euro, ndërkohë që në të njëjtin formular, me të njëjtin emër, vendos që ajo vlerë të jetë 75 mijë euro. Kemi një shifër e cila është jashtëzakonisht e madhe që dallon nga viti 2010 dhe 2011. Zyrtari i dytë është Atifete Jahjaga, por që nuk është ndonjë dallim i madh në deklaratat e pasurisë së saj, njeriu i tretë është kryeministri Thaçi, i cili në deklaratat e pasurisë së tij të 2010 vendos një shumë të deponuar në banka që është 224 mijë euro, ndërkohë që në vitin 2011 vendos që shuma e deponuar e pareve është 100 mijë euro, këtu kemi një diferencë prej 100 mijë eurosh”, thotë Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol.
Një paradoks tjetër është se edhe drejtori i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni ende nuk e ka deklaruar pasurinë e tij në formularet e vitit 2010, edhe pse është njëri ndër personat kryesor në luftimin e korrupsionit. Së paku deklarimi i pasurisë së Pretenit ende nuk figuron në faqen e kësaj agjencie.
Me këtë hulumtim Lëvizja “Fol” kërkon organet e drejtësisë që të iniciojë kallëzime penale ndaj zyrtarëve në fjalë, pasi sipas “Fol” janë një dëshmi e mirë që tregon se pasurimi i këtyre zyrtarëve duhet të hetohet.
Top Channel