Clinton: Irani po kthehet në diktaturë ushtarake

27/10/2011 00:00

E drejtperdrejt në komentet e saj, sekretarja amerikane e shtetit Hilary
Clinton thote se Irani po kthehet në një diktaturë ushtarake.

“Ka nje lufte te brendshme per pushtet brenda regjimit”, deklaroi ajo gjate nje interviste per seksionin e BBC-se ne persisht,- e cila po bllokon perpjekjet tona per komunikim me lidershipin e republikes islamike”.

“Ka qene paksa hutuese te them te drejten, sepse nuk jemi dhe aq te sigurte se kush po i merr vendimet brenda Iranit. Per mua personalisht, kjo nuk shenje e mire, eshte nga ato shenja qe sinjalizojne ngritjen e nje fuqie ushtarake. Mendoj se Irani po shnderrohet fatkeqesisht ne nje diktature ushtarake”, u shpreh Clinton.

Sekretarja sqaroi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara planifikojne te hapin nje ambasade virtuale deri ne fund te vitit, e cila do t’u ofroje iranianeve informacione online mbi vizat dhe programet e shkembimit te studenteve.
Kryediplomatja amerikane e perdori intervisten e BBC-se dhe nje tjeter dhene Zerit te Amerikes per te theksuar se Shtetet e Bashkuara shpresojne ne nje zgjerim te kontakteve me iranianet e thjeshte, pavaresisht tensioneve me qeverine e Teheranit. Marredheniet diplomatike mes dy shteteve jane nderprere qe ne 1980-ten pas krizes se pengjeve dhe relatat dypaleshe vazhdojne te mbeten te tendosura, sidomos nga programi i shumediskutuar berthamor i Teheranit dhe akuzat e Washingtonit se vendi islamik eshte shteti me aktiv ne sposorizimin e terrorizmit anembane botes.

Top Channel