Bruce Willis pret fëmijën e katërt

27/10/2011 18:10

Bruce Willis do të bëhet baba për herë të katërt vitin e ardhshëm.

Aktori 56-vjeçar pret një fëmijë me bashkëshorten e tij, stilisten 35-vjeçare Emma Heming-Willis.

Lajmin e ka bërë të ditur revista People. Ky do të jetë fëmija i katërt i protagonistit të ‘Die Hard’.

Willis dhe Heming janë martuar në mars të vitit 2009. Më parë, aktori ka qenë i martuar me aktoren Demi Moore, me të cilën ka tre vajza të moshës 23, 20 dhe 17 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA