Big Brother, difektet e Adelajdës, Junës dhe Jonelës

27/10/2011 19:20

Adelajda, Juna dhe Jonela ishin të ftuara në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.

Që nga dita kur u futën në shtëpinë e Big Brother deri sot, pamja e tyre ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore dhe nuk mund të themi për keq.

Mirëpo ja që disa detaje mund t’i theksojmë për ato ditë kur vajzat dilnin për herë të parë para kameras.

Mësuesja e fshatit Luz, Adelajda, e përligjte profesionin dhe vendin me pamjen e saj. Jashtëzakonisht e thjeshtë, pa eksperiencë në mënyrën se si duhej të grimohej. Vetëm nga fundi i programit ajo do të shfaqej simpatike. Pas Big Brother, ajo do të kujdesej gjithmonë e më shumë për veten. Mbase fansat ia mbushën mendjen që ishte e bukur dhe mund të ketë vjedhur gjithashtu ndonjë truk nga Bjordi, i cili me imazhin nuk ka pasur kurrë probleme.

Gjatë eksperiencës së saj në Big Brother, Juna do të mbahet mend si biondja e rrumbullakosur, por sot ajo është biondja seksi që dikur ka qenë në “reality show”. Juna nuk ishte as shumë e kujdesshme që të mbulonte ato kile të tepërta e mbase as tani nuk është, por zgjidhja ishte më agresive. Eliminoi çdo gjë të tepërt në trupin e saj. Edhe portreti gjithashtu u bë më fin e sigurisht që grimi për kamera dhe aparate i mësoi shumë.

Ndikimi i famës dhe ndërgjegjësimi i të qenit në qendër të vëmendjes ka ndihmuar edhe Jonelën jashtë mase. Madje as pamja me robdeshambër nuk mund të futej tek kategoria joshëse. Sot, pak zgjuarsi në dekolte, ngjyra më të përshtatshme në makjazh dhe ja tek befason Jonela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA