Argjentinë, dënohet “Ëngjëlli i Vdekjes”

27/10/2011 10:10

Ish-oficeri i marinës së Argjentinës, Alfredo Astiz është dënuar me burgim të përjetshëm për krime kundër njerëzimit gjatë viteve 1976-83.

I njohur ndryshe si “Ëngjëlli i Vdekjes”, Astiz u shpall fajtor për tortura, vrasje dhe shfarrosje.

Mes viktimave të tij janë dy murgesha franceze dhe themelueset e një grupi për të drejtat e njeriut.

11 persona të tjerë, ish-ushtarakë dhe ish-oficerë policie, u dënuan gjithashtu me burgim të përjetshëm për akuza të ngjashme, ndërsa 4 të tjerë morën dënime nga 18 në 25 vjet burg.

Të gjithë ata punonin në akademinë e marinës së Argjentinës, e njohur ndryshe si Esma, që ishte dhe qëndra sekrete më e madhe e torturave dhe vrasjeve gjatë periudhës së njohur si “Lufta e Pistë”.

Nga rreth 5 mijë të burgosur të cuar në Esma, 90 për qind e tyre nuk dolën gjallë prej andej.

Disa u vranë nga skuadrat e pushkatimit, ndërsa të tjerë u hodhën nga avione në fluturim, të droguar por ende të gjallë, në oqeanin Atlantik.

Mbi 70 persona që arritën të shpëtonin ishin mes dëshmitarëve në procesin gjyqësor që zgjati 22 muaj.

Top Channel