“Coldplay” në Madrid

27/10/2011 18:05

Grupi “Coldplay” ka prekur skenën e Madridit. Në kuadër të promovimit të albumit të tyre të ri, banda e rrokut ka ndërmarrë turneun botëror dhe koncerti spanjoll i tyre ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm.

Qindra fansa ishin mbledhur për të dëgjuar pak nga albumi i ri i tyre, “Mylo Xyloto”, një album i mirëpritur nga fansat e grupit.

Atmosfera në koncertin e tyre madrilen ka qenë elektrizuese. Lideri i grupit “Coldplay”, Chris Martin ka pohuar: Ne vendosëm që duam të mbajmë një koncert live i cili të transmetohej edhe në ‘YouTube’ për t’i mundësuar kujtdo të shijojë muzikën tonë në një skenë të ngritur mes këtyre godinave madhështore. Ky është një ndër qytetet më të bukura në botë”.

“Coldplay” është një nga bandat më të mëdha të rrokut në botë dhe gjatë karrierës, grupi është vlerësuar me çmime tepër të rëndësishme muzikore, ndër to edhe çmime Grammy. Ndërsa mëse 50 milionë kopje të albumeve të tyre janë shitur në të gjithë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA