Në orën 9 të mëngjesit të së enjtes rrugët e veriut të Kosvës do të hapen për qarkullim nga serbët që i kanë bllokuar, por vetëm për KFOR-in.

Strukturat paralele të tri komunave të veriut, pas takimit të zhvilluar ditën e mërkurë kanë marrë vendim që të respektojnë thirrjen e presidentit serb Boris Tadic, raporton agjensia serbe e lajmeve “Tanjug”.

“Në përputhje me vendimin e Kuvendit të komunave në veri të Mitrovicës, ne do të respektojmë rekomandimin e presidentit të Serbisë Boris Tadic, dhe menjëherë do të sigurojmë furnizimin normal të njësive të KFOR-it”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga strukturat paralele në veri.

“Me këtë nënkuptohet qarkullimi i trupave të KFOR-it nëpër rrugët tokësore të veriut, por bazuar në planin tonë konkret. Në takimin e sotëm me përfaqësuesit e KFOR-it dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, ne kemi paraqitur një plan që lejon lëvizjen e njësive të KFOR-it në veri të Kosovës”, nënvizohet më tej në të.

Sipas njoftimit, zbatimi i planit do të fillojë që të enjten në orën 9 të mëngjesit, por ai përfshin lirimin vetëm të një drejtimi të rrugës.

Në fakt, takimi në Zvecan përfundoi pa ndonjë deklaratë të përfaqësuesve të KFOR-it dhe EULEX-it, ndërsa vetë komandanti i KFOR-it, sic rapotojnë agjencitë e lajmeve, kishte deklaruar se nuk do të merrte pjesë në këtë takim, pasi ishte i panevojshëm.

Gjatë ditëve të fundit, misioni i NATO-s ka përsëritur qëndrimin se një zgjidhje e njëanshme për lirimin e rrugëve me kufizime nuk do të pranohej.

Para pak ditësh, serbët e veriut të Mitrovicës nuk kishin rënë dakord me presidentin Tadic, i cili u kishte kërkuar të hapnin rrugën dhe të shmangnin dhunën. 

Kjo gjë kishte bërë që barrikadat të mbeteshin në rrugë, pavarësisht operacioneve të KFOR-it të nisura javën e kaluar për zhvendosjen e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA